Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar të martën listën me futbollistët më të “këqinj” në futboll dhe vendi i parë i është rezervuar mbrojtësit të Real Madrid, portugezit Pepe.
Repertori i aksioneve të tij të dhunshme, i kryesuar nga shkelja e dorës së Messi-t në ndeshjen ndaj Barcelonës, ka bërë që qendërmbrojtësi i madrilenëve të lërë pas lojtarë të tjerë “të pistë” si Marco Materazzi (në vend të dytë ish-mbrojtës i Interit) apo Luis Suarez (në vend të katërt sulmuesi i Liverpool).
Në vend të tretë Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i Milanit është momentalisht i dënuar me 3 ndeshje pezullim për shkak të një shuplake ndaj një mbrojtësi të Napolit.
Në vend të pestë Jose Mourinho. Deklaratat polemizuese dhe gishti në sy ndaj zëvendëstrajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova, e bëjnë shumë pak simpatik portugezin edhe në mediat gjermane.
Ja renditja e plotë e lojtarëve “të këqinj”:
1. Pepe (Real Madrid)
2. Materazzi (Inter)
3. Ibrahimovic (Milan)
4. Luis Suárez (Liverpool)
5. Jose Mourinho (Real Madrid)
6. Mario Ballotelli (Manchester City)
7. Nigel de Jong (Manchester City)
8. Jermaine Jones (Schalke)
9. Gennaro Gattuso (Milan)
10.Mark Van Bommel (Milan)
11.Kevin-Prince Boateng (Milan)
12.Maik Franz (Hertha Berlin)
13.Arnautovic (Werder Bremen)
14.Marcelo (Real Madrid)
15.Wiese (Werder Bremen)
Top Channel