Emergjencat, helikopterë në zonat e izoluara

08/02/2012 00:00

Në një kohe kur temperaturat në vend regjistrohen nen 0 dhe në shumë
zona veriore dhe juglindore ka fshatra të bllokuar nga dëbora, Ministria
e Shëndetësise ka ngritur një grup emergjence per t’i ardhur ne ndihme
banoreve te izoluar.

Nga ana tjeter vendi eshte perfshire nga nje epidemi
gripi, ku ne nje jave raportohen mbi 22 mije persona te prekur.

“Numri i rasteve me infeksione të sipërme respiratore javën e kaluar kapi shifrën e 20 mijë personave. Situata epidemike sapo ka nisur. Në këto kushte fëmijët e vegjël, por edhe të moshuarit të mos dalin nga ambientet e ngrohta tek ato të ftohta, sepse cdo rënie në kontakt me ambientin e ftohtë ekstrem ul rezistencën dhe mundëson infektimin nga virusi i gripit”, tha drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.

Sipas Piperos, Ministria e Shendetesise ka vene ne gadishmeri skuadriljen e helikoptereve, me qellim transportin e te semureve, si dhe shperndarjen e nje sasie te konsiderueshme me medikamente, ne zonat ku do te jete e nevojshme .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA