Një shtetas i Maqedonisë, rreth 53 vjec është gjetur i vdekur nga
policia e Kosovës. Trupi i viktimës është gjetur në kamionin e tij të
parkuar në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Policia e konfirmon rastin si vdekje e dyshimtë, ndërsa kanë pohuar se më tutje me këtë rast merret mjekësia ligjore,e këta të fundit edhe pse e kanë marrë kufomën ende nuk kanë marrë urdhëresën nga Gjykata për të bërë autopsinë.

Çka e bënë të dyshimit vdekjen e viktimës ngai ftohti është se, mjetet e punës së tij janë gjetur gjithandej ku ai ishte munduar të rregullonte zinxhirët e gomave. Burime policore bëjnë të ditur se i ndjerindodhej në Kosovë për punë, pra kishte sjellë mall me kamion nga vendi i tij në Kosovë. Gjithashtu mësohet se për shumë kohë ishte mundur të rregullonte zinxhirët e kamionit të cilin e drejtonte, ndersa po mundohej të shkonte për në Maqedoni sërish.

Lidhur me këtë rast policia e Kosovës kanjoftuar edhe shtetin maqedonas, ndërkohë gjatë ditës pritet të dalin rezultatet e autopsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA