Komisioni Shtetëror Antikorrupsion në Maqedoni ka kërkuar që lideri i
opozitës, Branko Cervenkovski të përgjigjet penalisht për shkak të
mosdeklarimit të disa pronave të bashkëshortes së tij në Kroaci dhe
Serbi.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “INA”, KSHA ka vlerësuar se Cervenkovski ka shkelur ligjin për parandalimin e korrupsionit.

Kjo, pasi ai, në cilësinë e kryeministrit në qeverisjen e vitit 2003, në listën anketuese për deklarimin e pasurisë nuk kishte deklaruar pronat që ishin në emër të së shoqes, Jasmina Crvenkovska-Dimitrovski.

Bëhet fjalë për mosdeklarimin e një trualli prej rreth 400 metrash katrorë në ishullin e Korculit në Kroaci, për një apartament në Beograd, si dhe për një sipërfaqe toke në afërsi të kryeqytetit serb.

Ndërkohë, partia e zotit Cervenkovski, LSDM, ka reaguar duke njoftuar ngritjen e një kallëzimi penal kundër anëtarëve të KSHA-së, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas LSDM, anëtarët e KSHA-së nuk përbëjnë një organ shtetëror dhe ky institucion nuk gëzon besueshmërinë e duhur për të kryer detyrën ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA