Talebanët, raporti i NATO-s

01/02/2012 00:00

Një raport sekret i NATO-s i parë nga BBC, tregon se talebanët në
Afganistan kanë ndihmë direkte të shërbimeve sekrete pakistaneze.

Raporti i mbeshtetur ne rezultatet e marrjes ne pyetje te mijera personave, pretendon se talebanet vazhdojne te mbeten sfidues dhe se gezojne mbeshtetje te gjere ne radhet e popullit afgan. Ministria e Jashtme  pakistaneze i cilesoi akuzat qesharake.

“Ne jemi te angazhuar te mos nderhyjme ne Afganistan dhe presim qe te gjitha shtetet e tjera t`i permbahen me rreptesi ketij parimi. Nje Afganistan i stabilizuar dhe ne paqe eshte ne interesin tone. Nuk mund te favorizojme asnje aktivitet qe na largon nga permbushja e ketij objektivi”, thotë Abdul Basit, zedhenes i Ministrise se Jashtme pakistaneze.

Dokumenti pretendon se Islamabadi eshte ne dijeni te vendeve ku fshihen lideret talebane. “Kemi qene prej kohesh te shqetesuar per lidhjet qe ekzistojne mes elementeve te sherbimit pakistanez te inteligjences dhe disa rrjeteve ekstremiste”, tha zedhenesi i Pentagonit John Kirby, duke shtuar se Departamentit Amerikan i Mbrojtjes ende nuk e ka pare raportin ne fjale.

Akuzat e hedhura aty ndaj Pakistanit, sipas BBC-se, i referohen me se shumti fakti qe rebelet konsiderohen si me te fuqishmit ne Afganistan dhe se pas largimit te NATO-s, mes tyre dhe Islamabadit mund te lidhet nje aleance e forte. Rrjedhja e ketij raporti ne media vjen ne nje moment delikat, kur Pakistani i ka bllokuar rruget e furnizimit forcave te koalicionit ne vendin fqinj, pas nje sulmi te aleances gjate te cilit mbeten te vrare 24 ushtare pakistaneze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA