Egjipt, rrëmbehen 25 punëtorë kinezë

31/01/2012 20:35

25 punëtorë kinezë u rrëmbyen në gadishullin e Sinait, në Egjipt, bënë të ditur të martën burime zyrtare.

Inxhinjerë dhe teknikë në profesion, kinezët u pengmorrën nga persona të armatosur ndërsa po udhëtonin për të shkuar në një fabrikë çimentoje, pronë e ushtrisë, në afërsi të Lehfenit.

Pengmarrësit janë beduinë, pjestarë të një fisi tribal vendas, i cili po i mban pengjet në një çadër të ruajtur nga persona të armatosur. Si kusht për lirimin e 25 punëtorëve është vendoëur lirimi i pesë antarëve tribalë, të burgosur si organizatorë të shpërthimeve të vitit 2004 në Sharm-el-Sheik, ngjarje që shkaktoi vdekjen e 31 personave.

”Nuk do të lirojmë asnjë shtetas kinez deri sa kërkesat për lirimin e këtyre djemve të Sinait të realizohen”, deklaroi për “Reuters” njëri prej pengmarrësve.

Autoritetet janë shprehur se janë duke negociuar me rrëmbyesit, ndërsa Pekini ka reaguar nëpërmjet një komunikate, duke kërkuar gjithashtu lirimin e menjëhershëm të të gjithë shtetasve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA