Del në shitje makina e Obamës

28/01/2012 09:55

Para fushatës elektorale që e coi në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama drejtonte një veturë tip “Chrysler”, seria 300C.

Sot makina në fjalë, të cilin presidenti e ka përdorur nga viti 2004 në 2007 do të dalë në ankand në faqen e njohur të internetit eBay. Cmimi fillestar do të jetë 1 milion dollarë.

Shitësi, që ka kërkuar të mbetet anonim, ka deklaruar se zotëron të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me pronësinë e automjetit.

Pronari aktual e ka blerë atë tek një koncesionar në Cikago, të cilit Obama ia kishte besuar pikërisht për ta shitur.

Që nga zgjedhja në krye të shtetit, Obama udhëton me “Bishën”, një “Cadillac” i modifikuar, i blinduar dhe me një sërë pajisjesh mbrojtëse.

Top Channel