Kujtohet në mbarë botën Holokausti

27/01/2012 00:00

27 janari është një ditë për të mos harruar Holokaustin dhe viktimat e
saj. E gjitha bota sot kujton kampet e përqendrimit, krematoriumet,
produkt i egersisë nazistë që vrau miliona hebrej, romë, homoseksuale
dhe komunistë.

Por a njihen përmasat e tij? Sipas një kërkimi të bërë kohët e fundit nga parlamenti gjerman, 20 % e të rinjve nga 18-25 vjec janë anti-semitë. Një shifër që të ve jo pak në mendime dhe që dëshmon, më shumë se gjithçka, se e kaluara e Gjermanisë, zor se është hedhur e tëra pas krahëve. Profesori i njohur gjerman i historisë, Peter Longeric tha se:“Antisemitizmi në shoqërinë tonë bazohet mbi paragjykime shumë të përhapura qe lidhen me ngjarjen apo me injorancën e thjeshtë për hebrejtë dhe hebraizmin”.

Nga e njëjti kërkim shfaqen të dhena interesante edhe për vendet e tjera të Europës, sic është Hungaria, Polonia dhe Portugalia, ku vihet re nje perhapje e antisemitizmit.

Bundestagu në Gjermani- përkujtoi përgjatë një ore- viktimat e Holokaustit, në 67 vjetorin e clirimit të kampit të Aushvicit, në Poloni, më 27 Janar të vitit 1945. Ai ishte nje prej kampeve me famekeq te perqendrimit. Genocidi kishte filluar para vitit 1942. Por konferenca e Wannsee para 70 vjetësh shënon pikenisjen e vrasjes sistematike te hebrenjve.

Top Channel