Ndërmjetësuesi Robert Cooper mund të shkojë në Kosovë gjatë javës së
ardhshme, nëse nuk do të arrijë të përmbyllë bisedimet me drejtuesit e
delegacionit kosovar përmes një videokonference.

Sipas Kosovatimes, Cooper nuk ka shkuar në Kosovë të enjten, jo vetëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit, por edhe për faktin se nuk arriti rezultat pozitiv me përfaqësuesit e Beogradit.

“Shumë pak progres është arritur në Beograd, gjatë bisedimeve që zhvilloi Cooper me përfaqësuesit”, tha një diplomat anonim evropian, sqaron media e Kosovës.

Shefi i delegacionit të Serbisë Borisllav Stefanovic, duket se e ka shumë vështirë të heqë dorë nga përfaqësimi i Kosovës nëpërmjet Rezolutës 1244, nëpër nismat rajonale.

Cooper ishte të mërkurën në Beograd, ku me shefin e delegacionit serb Borko Stefanovic diskutoi mbi mundësinë e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale.

“Vizita e Cooper në Beograd u bë me qëllim që të kapërcehet hendeku ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe që të gjendet një zgjidhje për cështjen e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale”, deklaroi Stefanovic.

Serbia insiston që Kosova të marrë pjesë nëpër takimet rajonale nën kupolën e Rezolutës 1244, gjë që për palën kosovare është krejtësisht e papranueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA