Milani ka fituar 0-3 në transfertë përballë skuadrës modeste të Novarës ( e cila në mesjavë i hapi probleme në ndeshjen e Kupës së Italisë, ndeshje e fituar nga kuqezinjtë vetëm pas kohës shtesë), dhe ruan distancën -1 pikë me Juventusin kryesues, që fitoi mbrëmjen e së shtunës 2-0 përballë Atalantës.
Megjithë përpjekjet e skuadrës së Allegri-t, pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura. U deshën 17 minuta lojë nga pjesa e dytë që të zhbllokohej rezultati. Ibrahimovich gjen rrjetën pas një topi të marrë nga Ambrosini. Në minutën e 74 të takimit, Robinho dyfishon rezultatin për të ardhur tek goli i dytë i Ibrës në minutën e 90’. Kjo fitore e ngjit Milanin në kuotën e 40 pikëve, 1 më pak se Juventusi.
Fitoreve të Milanit dhe Juventus, i është kundërpërgjigjur po me fitore edhe Interi i Ranierit. Zikaltërit përmbysën rezultatin në San Siro duke mposhtur 2-1 Lazion, fitorja e 7 rradhazi në kampion kjo për ta.
Roki kaloi miqtë në avantazh, por në fundin e pjesës së parë Milito riktheu barazimin në fushë. Golin e dytë të Interit e shënoi Pazzini, një gol i dukshëm në pozicion jashtë loje, por që u quajt si i rregullt nga gjyqtari.
Kështu Interi kaloi Lazion në klasifikim duke i marrë vendin e katërt, 6 pikë larg juves kryesuese.
Edhe Udineze fitoi në fushën e saj në përballjen ndaj Katanias. Friulianët morën 3 pikëshin falë golave të Aremr-s në pjesën e parë dhe të Di Natale-s në pjesën e dytë, ndërkohë që goli për miqëtë sicilianë u shënua nga Lodi me 11 metërsh në sekondat e fundit të takimit.
Në ndeshjet e tjera, Napoli ngec sërish, këtë herë përballë Sienës. Skuadra e Mazzari-t nuk mori dotë më shumë se një barazim 1-1 përballë vendasve, që kaluan të parët në avantazh. Goleadë në Palermo. Vendasit mundën Xhenoan me rezultatin e tenistik, 5-3, ndërsa më herët Bolonja e Parma ndanë nga një pikë pas barazimit 0-0. Po 0-0 përfundoi edhe Kaljari-Fiorentina.
Top Channel