Vazhdon “Teveznovela”

21/01/2012 13:00

Carlito Tevez, sulmuesi argjentinas i Manchester City, për të cilin po përflitet kaq shumë ditët e fundit, për një kalim të tij, herë tek Milani e herë tek francezët e PSG-së, ka refuzuar ofertën milionere të këtyre të fundit, dhe është vënë në pritje të kuqezinjve.

Nëntë ditë më parë ishte vetë presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi i cili ndërhyri në momentet e fundit me anë të një telefonate drejtuar Adriano Galliani-t, për të mos firmosur kushtet e kontratës që do të çonte Tevez në Milano.

Pas kësaj, Tevez qendroi tek City dhe Pato në Milano (u përfol për largimin e tij drejt PSG-së). PSG pasi dështoi për marrjen e Pato-s u hodh në sulm me miliona euro për marrjen e Tevez. Dy ditë më parë, mediat britanike bënë gjithcka të sigurt: Tevez një lojtar i PSG-së, por sot, vetë argjentinasi refuzoi PSG-në dhe është vënë në pritje të një tjetër oferte nga Milani, nisur nga fakti që Pato është dëmtuar sërish në ndeshjen e Kupës së Italisë me Novarën dhe kuqezinjtë kanë nevojë urgjente për një lojtar në repartin sulmues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA