Protestat duket se do te vazhdojne. Ndermjet dates 23 dhe 31 janar ka
njoftuar aksionin e saj sindikata e kuadrove ushtarake, ndersa ne 24
organizohet nje marshim, ku pritet te marrin pjese rreth 10.000 vete.
Perfaqesuesit e Unionit Studentor te Rumanise e kane bere sakaq te qarte se nuk do te perfshihen ne protestat e ketyre diteve, per shkak se i konsiderojne teper te paqarta motivet e tyre dhe mendojne gjithashtu se e gjithe levizja rrezikon te marre nje tjeter orientim e te shfrytezohet per interesa politike.
Qeveria rumune vendosi nje dite me pare te riktheje ne postin e zevendesministrit te Shendetesise njeriun qe u kthye ne shkendijen e shperthimit te pakenaqesise popullore ne Rumani: mjekun Raed Arafat, te dorehequr pas planeve te ekzekutivit per privatizimin e pjesshem te sherbimeve te urgjences. Arafat do te jete tani pjese e ekipit qe do te punoje per hartimin e nje projektligji te ri per shendetesine, qe ishte dhe lajtmotivi i protestave. Por keto te fundit tani e kane zhvendosur fokusin tek masat anti-krize dhe dobesimi i ekonomise. grumbullimet vazhduan edhe mbremjen e djeshme ne qender te Bukureshtit, ku turma e njerezve vazhdoi te hidhte sllogane kunder presidentit Basescu. Nga perleshjet ne fundjave mbeten te plagosur me dhjetera persona.
Top Channel