Spahiu: Shkarkimi im antikushtetues

16/01/2011 00:00

Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu deklaroi se kërkesa për shkarkimin e tij nga një grup deputetësh të PD-së është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Kjo cështje vjen në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin për organizimin dhe funksionimin e KLD-së, ku nënkryetari nuk shkarkohet nga Kuvendi. C’lidhje ka qeveria me një institucion të pavarur? C’lidhje ka qeveria me gjyqësorin? Si mundet që në vitin 2012 qeveria të kërkojë të kontrollojë dhe godasë drejtësinë”, deklaroi Spahiu.

Saphiu e cilësoi këtë kërkesë si një sulm të pastër politik. “Klasës politike pushka top le t’i bëhet, por ta harrojë se do të kontrollojë drejtësinë. Viti 2012 konsiderohet si viti i fundit të botës, por ky do të jetë fundi i asaj klase politike që mendon se do të vendosë kontrollin dhe monopolin mbi shoqërinë shqiptare”, theksoi Spahiu.

Sipas nënkryetarit të KLD-së, kërkesa e maxhorancës për shkarkimin e tij ishte sa për të tërhequr vëmendjen nga procesi ndaj kreut të LSI-së, Ilir Meta.

“Atëherë kur pritet drejtësi nga drejtësia shqiptare, i jepet një grusht të rëndë drejtësisë shqiptare”, shtoi Spahiu.

Në mbledhjen e grupit të tij parlamentar, kryeministri Sali Berisha kërkoi shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së, me pretendimin se e ka kthyer këtë institucion në një bazë për krijimin e një partie të re.

“E vërteta është se kjo parti e KLD-së, është parti direkt e kryetarit të KLD-së, i cili, në dhunim flagrant të Kushtetutës së vendit, të ligjeve të vendit, i ka lejuar vetes që institucionet, të cilat i janë besuar në përputhje me Kushtetutën, të përdoren në mënyrë të papërgjegjshme për interesa strikte partiake, por duke dhunuar rëndë këto dy institucione”, deklaroi Berisha. 

Kërkesa e kryeministrit vjen dy ditë pasi Aleanca Kuq e Zi, kryetar i të cilës është Spahiu, kërkoi ndryshime kushtetuese dhe ligjore për disa nga pushtetet qendrore e lokale në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA