Spahiu: Jo sulltanë në politikë

14/01/2012 00:00

Aleanca Kuq e Zi kërkoi të shtunën në Tiranë ndryshime kushtetuese dhe
ligjore për disa nga pushtetet qendrore e lokale në Shqipëri.

Aleanca Kuq e Zi kërkoi kufizimin e numrit të mandateve për kryeministrat, kryetarët e bashkive dhe të partive politike.

Sipas kreut të Aleancës, Kreshnik Spahiu, Shqipëria po vuan pikërisht nga mungesa e rifreskimit të klasës dhe elitave politike.

“Ne duhet të synojmë eliminimin e  përjetësisë në politikë dhe pushtet. Nuk mund të lidhet jeta biologjike me jetën në karrike. Nuk mund të lidhet vdekja fizike me vdekjen politike. Janë dy gjëra të ndryshme. Ka ardhur koha të përcaktojmë disa rregulla që dhe ndryshimi të ndodhë duke mbrojtur dhe ruajtur figurat. Të mos ndodhë që ata që do të vijnë më pas jush thjesht të hedhin baltë mbi ju. Kohes se baltës dhe denigrimit të shqiptarëve ndaj njëri-tjetrit, ashtu siç thotë Kadareja, ku shqiptarët kanë një politikë vetëshkatërruese duhet t’i japim fund. Ka ardhur koha që kuqezinjtë të ndërtojnë një politikë tjetër”, tha Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA