Ndeshjet direkte në luftën për titull kanë një rëndësi të madhe për skuadrat pretendente për të fituar një kampionat.
Pikërisht kjo ishte arma e fortë e Milanit sezonin e kaluar për të fituar titullin në Serinë A, ndërkohë që krejt e kundërta po ndodh këtë vit.
Deri më tani, në ndeshjet më të rëndësishme, kuqezinjtë mëse zhgënjyese duke fituar vetëm 5 pikë në gjashtë sfidat e luajtura ndaj skuadrave elitë të kampionatit italian. Milani ka fituar me Romën, barazoi me Udinezen dhe Lacion dhe ka humbur me Juventusin, Napolin dhe Interin.
Po të bëjmë një analizë të sfidave të Milanit me skuadrat më të mira të Serisë A, vëmë re se paraqitja ka qenë zhgënjyese. Ndaj Napolit dhe Juventusit, kuqezinjtë ishin inekzistentë në fushën e lojës, me Lacion e Udinezen barazuan në San Siro, për më tepër të gjendur në disavantazh, ndërsa në sfidën ndaj Interit, mjaftoi një sulm i shpejtë i zikaltërve për të gjunjëzuar kuqezinjtë.
Me pak fjalë, 5 pikë në 18 të mundshme, janë shumë pak për një skuadër që kërkon mbrojtjen e titullit në Serinë A.
Top Channel