Në Luz të Madh të Kavajës banorët po përballen me një situatë të
pazakontë. Grupe hajdutesh te armatosur e te maskuar veprojne ne zone
gjate oreve te nates duke sulmuar stallat e grabitur gjene e gjalle.
Pasiguria per pronen dhe jeten ulet kembekryq ne fshat sapo bie nata.
Shumica e familjeve ne fshatin Luz i Madh e sigurojne jetesen nga blegtoria. I madh e i vogel bejne roje naten ne mbrojtje te prones qe per ta eshte vete jeta.
Me te moshuarit e fshatit thone se situate te ngjashme fshati nuk ka kaluar kurre, madje as ne 1997-ën.
Te gjithe ankohen, ngrene zerin me shpresen se policia dhe prokuroria do te vihen ne levizje dhe t’i shpetojne nga makthi qe po kalojne, ne te kunderten kerkojne qe vete shteti t’i pajise me arme per te mbrojtur pronen dhe jeten:
Top Channel