Carlos Tevez duket se nuk do të jetë lojtar i Milanit. Transferimi i sulmuesit argjentinas të Manchester City në klubin kuqezi nuk do të bëhet për shkak se Pato ka refuzuar kalimin tek Paris Saint Germain.
Këto dy operacione ishin të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, kishte udhëtuar në Londër për të mbyllur marrëveshjen, por deklarata e Pato se do të qëndronte tek Milan ka bërë që tratativat të ndalonin menjëherë.
Galliani, i cili kishte rritur ofertën për Tevez deri në 25 milionë euro, kur është njoftuar për vendimin e Pato ka ndaluar gjithçka dhe është kthyer në Milano.
Tashmë për Tevez në pole position kthehet Interi, klubi që dukej se kishte hequr përfundimisht dorë në paraditen e së enjtes.
Top Channel