200 milonë USD për krizën

12/01/2012 00:00

Banka Botërore zbardhi detajet e para të negociatave me qeverinë
shqiptare, për paketën shtesë të kredive. Ron Hood, kryenegociatori i
Bankes Boterore sqaroi fillimisht, se si nisën bisedimet per borxhin
shtesë.

“Bota eshte bere nje vend i rrezikshem keto dite, sidomos per arsye te asaj qe po ndodh ne Europe, veçanerisht per vende si Shqiperia, qe kane nje varesi shume te madhe nga Eurozona. Shqiperia eshte e prekur nga keto zhvillime per shkak te varesise tregtare, por edhe asaj financiare nga Eurozona. Per shkak te kesaj situate Banka vendosi si nje politike te pergjithshme, jo vetem per Shqiperine por per te gjithe vendet e rajonit, per te akorduar financime me te medha. Dhe deri tani me sa kuptojme ne indikacionet jane qe qeveria eshte e interesuar per gjithcka qe po ofrohet ne tavoline”, tha Hood.

E pyetur nga Top Channel nese paketa shtesë e financimeve eshte një forme mbeshtetje per qeverite e sukseshme ne reforma, Ksnenyia Lvoski, shefe e Zyres ne Tirane tha: “Arsyeja kryesore e ketij financimi eshte te ndihmoje vendet e prekura ne zhvillim te Europes, te mbajne nje rritje te qendrueshme ekonomike pavaresisht rritjes se rreziqeve te jashtme. Pra kjo pakete e financimit shtese bazohet mbi vleresimin e pikave te dobeta, qe kane keto vende  per shkak te krizes se Eurozones. Ne Shqiperi keto financime do te perdoren per te forcuar programin e reformave, te cilat synojne qeverisjen dhe konkurrueshmerine”.

Veç reformave për rritjen ekonomike borxhi shtesë, që banka do i japë qeverisë, do të përdoret edhe per sektorin fianciar.

“Eshte e qarte se Shqiperia tashme eshte prekur nga nje nivel i larte i kredive te keqija dhe ndaj ne po punojme me institucionet ne Shqiperi, duke filluar nga Ministria e Financave, per ta trajtuar kete çeshtje. Se dyti ne duam qe te permiresojme edhe kapacitet e Bankes Qendrore dhe Ministrise se Financave per te monitoruar performancen e bankave, me nje fjale te permiresojme aftesine se si mund te pergjigjet Shqiperia, nese do te kemi nje tjeter goditje te forte nga jashte”, thotë Michael Edwards, ekspert i sektori financiar.

Bisedimet jane në fazat e para dhe ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar, por duket se pas parave qeverisë do t’i duhet të pranojë edhe disa kushte.
 
“Jane dy aspekte ne keto negociata. E para ka te beje me kuadrin makro-ekonomik, ku futet borxhi publik dhe aspekti tjeter eshte me specifik, i cili ka te beje me veçorite e secilit sektor, qofte sektorit financiar apo rritja dhe konkurrueshmeria”, tha Hood.

Shuma që po diskutohet luhatet rreth nivelit 200 milionë dollarë. Qeveria, në nevojë për para, veçanërisht për valutë të huaj, është gjendur e detyruar t’i drejtohet bankës për borxh të lirë, por në këmbim duket se do t’i duhet të lëshojë nga sovraniteti fiskal.

Më parë qeveria ka refuzuar oferta të ngjashme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pikërisht për shmangur kushtet e forta të donatorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA