Një ditë pas dënimit të kreut të Organiztës “Omonia”, Naum Disho, minoritetet vijnë në një reagim të solidarizuar i cili konteston këtë dënim.
Vendimi i Gjykatës së Apelit për të lënë në burg për një vit Dishon ka sjellë edhe reaksionin përfaqësuesve të minoritetit të cilët kanë apeluar për të koordinuar qendrimin e tyre ndaj këtij vendimi.
Duke e konsideruar procesin e zhvilluar ndaj tij si politik Organizata Omonia e Qarkut Korcë dhe PBDNJ, e kanë konsideruar si të pafajshëm Dishon dhe kanë kërkuar që Gjykata e Lartë të shpallë pafajësinë e tij.
Vetëm një ditë më parë Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për të dënuar me një vit burg, Naum Dishon me akuzën e dhunimit të varreve në fshatin Boboshticë.
Top Channel