Qeveria ka miratuar një vendim, sipas të cilit fermerët mund të
organizohen vullnetarisht në shoqëri bujqësore, një formë kooperative,
por me koncepte moderne dhe menaxhim privat nga vetë pronarët fermerë.
Sipas kryeministrit Sali Berisha kjo forme organizimi, e perhapur gjeresisht ne perendim, u jep fermereve mundesi me te medha, qe me perpjekje te perbashketa, te rrisin rendimentin e tokave te tyre, te gjejne tregjet dhe te bejne marketingun e duhur per prodhimet e tyre.
Kryeministri Berisha vleresoi se zhvillimi i sektorit te bujqesise eshte nje nga prioritetet kryesore te qeverise se tij dhe per kete arsye, ai ngarkoi Ministrine e Bujqesise per dixhitalizimin e informacionit qe u duhet fermereve ne cdo cep te vendit dhe Ministrine e Financave, qe te punoje me Banken e Shqiperise dhe faktore te tjere financiare per ngritjen e infrastructures nepermjet te ciles do te financohen fermeret.
“E rendesishme eshte qe duke vleresuar potencialin e jashtezakonshem qe ka ky sektor per te mekembur ata qe jetojne ne fshat, ne duhet te bejme gjithcka qe ata te kene ne dispozicion njohurite me te mira, farat me te mira, plehrat kimike te standardeve me te mira, te kene gjithashtu edhe infrastrukturen mbeshtetese financiare mbi bazen e mikrokredise kryesisht. Dhe kete rrjet te infrastruktures financiare dhe dixhitale, qe duhet te mbulojne gjithe territorin, ta konsiderojme si dy leva të fuqishme, me te cilat ne i japin nje nxitje shume te madhe prodhimit bujqesor, por edhe punesimit ne kete sektor”, tha Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi se pas ndertimit te plote te infrastruktures edhe me rruge dytesore dhe tretesore, qe shkurtojne kohen e fermereve per nxjerrjen ne treg te prodhimeve te tyre, qeveria do te nise realizimin e projektit te vaditjes, nje projekt i shtrenjte, por qe kryeministri e konsideron si me te rendeishmin per zhvillimin modern te bujqesise ne Shqipëri.
Rama: Qeveria braktisi fshatin
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twitter, duke i cilesuar si të rreme deklaratat e kryeministrit Berisha ne mbledhjen e qeverise.
Sipas liderit te opozites bujqesia ne Shqiperi eshte lene ne gjendje mesjetare dhe vetem program i socialisteve sic thote ai mund ta nxjerre nga kriza e thelle. Nderkohe persa i perket kanalizimeve te permendura nga kryeministri, Edi Rama thekson se me keqqeverisjen aktuale Shqiperia eshte kthyer ne nje truall gropash septike e permbytjesh si ne Afriken Tropikale.
Top Channel