Në mbrëmjen e së hënës Carlos Tevez i ka thënë “JO” Interit nëpërmjet agjentit të tij Kia Joorabchian, i cili është telefonuar nga Marco Branca.
Klubi i drejtuar nga Massimo Moratti nuk ka bërë asnjë ofertë ekonomike, por ka dashur vetëm të mësojë mendimin e lojtarit argjentinas të Manchester City. Ashtu siç ka bërë edhe në javët e shkuara me Paris Saint Germain, sulmuesi ka refuzuar kategorikisht.
“Carlos më ka thënë se dëshiron të luajë me Ibrahimovic tek Milani”, i ka thënë Joorabchian drejtuesit zikaltër, Marco Branca. Duke parë situatën, Interi nuk e ka bërë zyrtare ofertën për Manchester City (huazim me të drejtë blerjeje 25 milionë euro plus bonuse).
Ndërkohë, Milani (që ka nga ana e tij vullnetin e Tevez për transferimin) është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ana e klubit anglez, përgjigje që ende nuk ka ardhur.
Top Channel