Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve ka hapur fushatën për mbledhjen e 50
mijë firmave, që janë të domosdoshme për mbajtjen e referendumit
popullor, për të hedhur poshtë Ligjin për Importin e Mbeturinave.
“Sot ne si qytetarë ndodhemi përpara një momenti historik të aplikimit të demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumit, për një cështje që na përket të gjithëve, të majtë, të djathtë apo pa parti. Për këtë ju ftojmë të gjithëve që të mbrojmë jetën tonë dhe të brezave që do të vijnë duke e firmosur këtë referendum”, tha Aldo Merkoçi, nga lëvizja “Mjaft”.
Perfaqesuesit e kesaj Aleance thane se deri ne muajin shkurt do te mblidhen firmat ne qytete te ndryshme te vendit.
“Qëllimi i referendumit është për t’i thënë jo importit të mbetjeve të plehrave nga jashtë. Të garantojmë zbatimin e ligjit të menaxhimit të mbetjeve tona, i cili nuk ndikohet aspak nga heqja e tre neneve që pretendojmë ne. Kërkesa jonë do të miratohet pasi të kemi mbledhur 50 mijë firma nga qytetarët e Shqipërisë”, tha Kozara Kati, përfaqësuese e Aleancës kundër Importit të Plehrave.
Pas mbledhjes se 50 mije firmave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te vendose per mbajtjen e referendumit, në të cilin shqiptaret duhet te votojne, nese jane apo jo dakord qe ne Shqiperi te importohen mbeturina per arsye riciklimi.
Top Channel