Casillas, portieri më i mirë i vitit 2011

04/01/2012 15:20

Kapiteni i kombëtares spanjolle dhe Real Madrid, Iker Casillas, është përzgjedhur si portieri më i mirë i vitit 2011 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).

Gardiani përzgjidhet kështu për të katërtën herë radhazi si portieri më i mirë falë paraqitjeve të tij me madrilenët, me të cilët fitoi Kupën e Mbretit në vitin e kaluar. 30-vjeçari ka fituar vendin e parë me më shumë se 100 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Në vend të dytë renditet Manuel Neuer, portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munchen, ndërsa në vend të tretë ai i Barcelonës, Victor Valdes.

Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe portierë veteranë si Gianluigi Buffon (Juventus) dhe Edwin van der Sar (ish-Manchester United).

1.    Iker Casillas (Real Madrid) 248 pikë
2.    Manuel Neuer (Bayern Munchen) 130
3.    Víctor Valdés (FC Barcelona) 114
4.     Gianluigi Buffon (Juventus) 63
5.     Petr Cech (Chelsea) 41
6.     Fernando Néstor Muslera (Galatasaray) 34
7.     Charles J. John Hart (Manchester City) 26
8.     Julio César (Inter) 23
9.     Justo W. Villar (Estudiantes de La Plata)17
10.   Edwin van der Sar (Manchester United) 16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA