Pas dy ditë të gjata tratativash më në fund ka ardhur firma. Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Paris Saint Germain.
Ish-tekniku i Milan dhe Chelsea do të jetë në krye të formacionit francez për dy vjet e gjysmë dhe do të fitojë 550 mijë euro në muaj. Në stafin e tij do të ketë si zëvendës anglezin Ray Wilkins (njeriun e besuar tek periudha e tij si trajner i Chelsea) dhe Claude Makelele, i vendosur nga klubi.
Ndërkohë, Kombuare është shkarkuar zyrtarisht dhe ka përfituar 4 milionë euro nga prishja e njëanshme e kontratës.
“Do të përforcojmë sa më shumë të mundemi skuadrën. Me Drogba, Malouda dhe Pato kam marrëdhënie të shkëlqyera, por kjo nuk do të thotë asgjë”, u shpreh Ancelotti gjatë prezantimit.
Top Channel