Hungaria problematike e Orban

30/12/2011 00:00

Medias i mbyllet goja, deputetet perfundojne ne pranga, Hungaria e Viktor Orbanit po kthehet ne nje shqetesim per Europen.

Perpara se te shnderrohej ne liderin autoritar qe shohim sot, kryeministri hungarez ka qe nje nje kundershtar i ashper i regjimit komunist, eshte diplomuar ne shkencat juridike, ka propaganduar idete social-liberale, e ka bere europarlamentarin duke mbuluar dhe detyren e zevendepresidentit te PPE-se.

Ne 1998, kur mori per here te pare ne dore freret e ekzekutivit, Orban u perqendrua tek shkurtimi i taksave, reduktimi i papunesise dhe afrimi i vendit me Bashkimin Europian. Por pas rikthimit ne krye te qeverise ne 2010-ten, tabloja eshte krejt tjeter. Orban kercenon ta ktheje banken qendrore ne zyre poste, kufizon lirite e gazetave dhe televizioneve kundershtare, propozon nje ligj elektoral grotesk qe favorizon haptaz partine e vet Fidesz.

Budapesti eshte prej ditesh nje qytet i tensionuar. ne 23 dhjetor deputetet e opozites u lidhen me zinxhire perpara parlamentit teksa qeverie pergatitej te kalonte ligjin e shumedebatuar, nje grusht qe i jep sipas tyre demokracise. Mes protestuesve ishte dhe ish-kryeministri socialist, Ferenc Gyurcsany, i ndaluar per disa ore nga policia. Ligji qe ata po votojne, shpjegoi nje nga deputetet ne proteste, Gabor Scheiring, imponon nje sistem te ri votimi i cili favorizon hapur qeverine e djathe dhe e ben ekstremisht te veshtire largimin e saj.

Duket sikur jemi kthyer prapa, ne vitet 50, eshte ky komenti i europarlamentares hungareze Zita Gurmai persa i takon legjislacionit qe hyn ne fuqi ne 1 janar, dhe ne pergjithesi situates se krijuar ne vend. Qeverive europiane dhe vete institucioneve ne Bruksel iu desh me shume se nje vit qe te arrinin te kuptonin. Sa per Shtetet e Bashkuara, ato e kane hedhur nje fare hapi me letren e thate te protestes drejtuar Orbanit e qe mbante firmen e sekretares se shtetit, Hillary Clinton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA