Pukë, vritet me armë zjarri 60-vjeçari
12/12/2011 21:50
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e mbrëmjes në fshatin Gjegjan, pranë qytetit të Pukës, ku një 60-vjeçar u ekzekutua me një plumb të vetëm në kokë.
Për momentin, nuk është e qartë se cilat janë shkaqet që kanë sjellë vrasjen e shtetasit Gjon Prendi dhe as se cilët mund të jenë autorët e këtij akti kriminal.
Për fat të keq, vepra të tilla nuk janë të rralla në qytetet shqiptare. Në fillim të dhjetorit, një biznesmen u ekzekutua në qendër të qytetit të Fierit, ndërsa një javë më parë, një kufomë e dekompozuar dhe e paidenfitikuar u gjet në Durrës.
Top Channel