Favoriti në zgjedhjet presidenciale franceze, Francois Hollande thotë se
po mori shumicën e votave vitin që vjen do të kërkojë rinegocimin e
marrëveshjes së arritur në samitin e BE-së në përgjigje të krizës së
borxhit të Eurozones.
“Nese qellimi eshte te sigurohet nje reagim efikas ndaj krizes, dua te them qe te kemi nje fond shpetimi me fuqi te zgjeruar apo nje nderhyrje te efektshme te Bankes Qendrore Europiane, te kemi eurobonde si dhe nje plan per inkurajimin e rritjes ekonomike vitet ne vazhdim, atehere marreveshja e Brukselit nuk eshte pergjigjja e duhur”, thotë Hollande.
Kandidati socialist shpreson qe Franca te mos e humbase vleresimin maksimal te 3A-ve deri ne mbajtjen e zgjedhjeve.
“Nese zgjidhem president, do ta rinegocioj marreveshjen duke perfshire ate cfare mungon sot. Qe eshte eficienca ne tregje. Te shpresojme se deri atehere nuk do jemi ulur ne klasifikim. Se dyti, eshte edhe nderhyrja e BQE-se si dhe nje plan financiar shpetimit, i cili te jete i kuptueshem per te gjithe”, tha Hollande.
Akordi, tij, eshte fokusuar tek masat anti-krize, por nuk lejon nje rol me te madh te Bankes Qendrore Europiane dhe as leshimin e bonove te perbashketa qeveritare ne zonen e euros. Francois Hollande kryeson deri tani sondazhet e opinionit per zgjedhjet presidenciale qe do te zhvillohen ne dy raunde, ne 22 prill dhe ne 6 maj.
Kandidaturen ne keto zgjedhje e njoftoi sot edhe rivali i hershem i Nikola Sarkozy, politikani i qendres se djathte, njekohesisht ish-kryeminister i Frances, Dominique de Villepin. Vete Sarkozi, nje prej nxitesve te arritjes se marreveshjes ne samitin europian, nuk i ka shpallur deri tani qellimet e tij, por pritet gjeresisht te kerkoje nje tjeter mandate ne krye te Elizese.
Top Channel