Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, aktivistë të Lëvizjes “Fol”,
në mënyrë simbolike dezinfektuan mjedisin pranë ndërtesës së qeverisë
kosovare në Prishtinë, duke e quajtur atë “shtëpinë e të korruptuarve”.

Ne shenje revolte, “Fol” përmes këtij aksioni, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të mos përfshihen në afera korruptive, por t’i luftojnë ato me të gjithë mekanizmat ligjorë dhe institucionale.

Armend Mazreku, hulumtues në Lëvizjen “Fol”, theksoi se një nga arsyet kryesore që Kosova vazhdon të thyeje rekorde për të keq, është për shkak të korrupsionit politik të kësaj qeverie, pasi korrupsioni ka shtrirë rrënjët e tij dhe ka bërë që varfëria dhe papunësia e qytetarëve të Kosovës të jetë në nivele të larta. Nga ana tjeter ne kosove, me rastin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit po zhvillohen edhe debate te ndryshme ku nuk mungojne zyrtarët qeveritare te cilet kanë theksuar përkushtimin e tyre për të luftuar këtë dukuri negative.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA