Ulja e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në qarkun e
Dibrës. Komunat Lurë, Kalaja e Dodës , Tërnova e Madhe dhe Tërnove e
Vogël janë zbardhur mëngjesin e së mërkurës nga reshjet e borës, ndonëse
me intensitet të ulët.
Reshjet nuk kanë sjellë pasoja për qarkullimin të automjeteve pasi të gjitha akset rrugore rurale, si dhe ato nacionale janë plotësisht të lira.Temperaturat në këto zona janë ulur ndjeshëm ndërsa në ditët pritet që temperaturat të vijojnë të ulen edhe në ditët në vijim.
Gjithsesi, burime nga prefektura e Dibrës thonë se situata vazhdon të jetë nën kontroll. Por reshjet që vazhdojnë të bien, mbeten një rrezik për izolimin e këtyre komunave. Burime nga Drejtoria e Rrugeve bejne me dije se jane marre masa per grumbullimin e skorjes dhe te kripes per rruget nacionale ne raste bllokimi.
Ndërkaq, Policia Rrugore u ben thirrje te gjithe drejtueseve te automjeteve qe te bëjnë kujdes dhe të jenë në cdo kohë të pajisur me zinxhire per të cdo shmangur aksidentet.
Top Channel