Protestat dhe arrestimet kanë vazhduar edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes në qendër të Moskës.
Mes 250 te arrestuarve ne diten e dyte te tubimeve kunder rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te se dieles ishte edhe nje lider i opozites. Per demonstruesit, procesi zgjedhor eshte i manipuluar fund e krye. Votimet e se dieles e mbajten partine e Putinit ne pushtet, edhe pse me nje numer te reduktuar vendesh ne parlament, cka i hoqi edhe mazhorancen absolute.
“Kam frike se ne te ardhmen, e gjithe kjo do te perfundoje ne nje revolucion, dhe ne nuk e duam nje gje te tille. Boll revolucione kemi pasur ne Rusi. Por ashtu si ne 1917-ten, pushteti po ben te pamunduren qe kjo te ndodhe vertet”, tha Yuli Rybakov, aktivist i te drejtave te njeriut.
Pas pohimeve te OSBE-se per manipulime, edhe sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se zgjedhjet ne Rusi nuk ishin as te lira e as te ndershme. Presidenti rus Dimitri Medvedev i hodhi poshte kritikat e perendimit.
“Kemi apo s`kemi ne mjaftueshem parti, kjo ceshtje i perket autoriteteve ruse dhe organizatave nderkombetare ta gjykoje.Nese monitorojne zgjedhjet, standartet e tyre, shkeljet, eshte njera gje. Por menyra sesi eshte ndertuar sistemi yne politik, nuk eshte fare pune e tyre, se perndryshe shume shpejt do na tregojne si te shkruajme dhe kushtetuten”, tha presidenti rus Medvedev.
Partia e Putinit, Rusia e Bashkuar, zhvilloi dhe ajo nje tubim ku moren pjese rreth 8.000 vete. Turmat e protestusve anti-qeveritare ishin me te vogla, por per vete prania e tyre konsiderohet si shenje domethenese e cila mund te profetizoje nje pike kthese ne politiken ruse.
Top Channel