Lideri i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama ka promovuar mbrëmjen e së
dielës në Shkup librin e tij “Kurban”. Rama për më tepër se dy orë i
është përgjigjur pytjeve të shumta që kishin të bëjnë sa me librin aq
edhe me situatën politike në Shqipëri dhe Maqedoni.
Duke folur për ofendimet e tifozëve maqedonas dhe arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Tetovë që po vizatonin grafite me hartën e Shqipërisë entike, Rama tha se veprimet e këtilla janë si pasoj e një mendësie të vjetër nga e cila nuk janë cliruar akoma shumë politikanë.
“Kush mund të ndalojë dikë që vizatojë një hartë botën dhe të thotë kjo është republika ime, c’lidhje ka kjo? Si mund në shekullin XXI në mes të Evropës të arrestohen djem të rinj pse vizatojnë një hartë dhe e quajnë Shqipëria Entike. Cdo njeri ka të drejtë të vizatojë një hartë dhe ta quaj cfarë të dojë dhe cfar të bëjnë ta marrin e ta cojnë në Hagë dhe ta akuzojnë për krime kundër gjithë botës? Cfarë janë këta barabarë primitivë, kjo është e patolerueshme”, tha Rama.
Kreu socialist tha se libri i tij i ri është një arsye e mjaftueshme për të shkuar kudo që ka shqiptarë që duan të lexojnë, por edhe për të komunikuar me shqiptarët jashtë kufijve zyrtarë të Shqipërisë.
“Opozita në Shqipëri duhet të jetë më aktive në politikën rajonale dhe në komunikimin me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë zyrtare, pasi është e nevojshme që Shqipëria të intensifikojë praninë dhe rolin e vet në komunikim me shqiptarët dhe qeveria nuk e bën dot plotësisht këtë edhe sikur të ishte një qeveri e mirë pa mbështetjen edhe të të tjerëve, e jo më kur qeveria nuk është edhe aq e mirë”, tha Rama.
Rama tha se është prekur pozitivisht nga pritja e ngrohtë që ju bë nga shqiptarët në Shkup.
Top Channel