Tom Cruis mbërrin në Indi për të promovuar filmin e tij të fundit ‘Mission Impossible 4’.
Aktori hollivudian u prit në aeroportin e Nju Delhit nga kolegu i tij indian Anil Kapor, i cili është edhe një prej protagonistëve në këtë film. Në axhendën e 49-vjecarit Cruise përfshihet edhe një vizitë në monumentin historik “Taj Mahal” dhe më pas do të jetë në një shfaqje speciale të filmit për të gjithë yjet e Bollivudit në Mumbai.
Në ‘Mission Impossible 4’, Cruise është sërish në rolin e agjentit Itan Hant. Një pjesë e mirë e skenave të aksionit të filmit zhvillohen në ndërtesën më të lartë të botës ‘Burge Kalifa’ që ndodhet në Dubai, ndërkohë që janë bërë xhirime edhe në Moskë, Budapest dhe Mumbai.
Agjenti Itan Hant dhe disa prej kolegët e tij në këtë pjesë të sagës ‘Mission Imposible’ akuzohen për kryerjen e akteve terroriste në Kremlin dhe kjo i detyron ata të luftojnë për të pastruar emrin e agjencise, ndërkohë që paralajmëruan edhe shpalljen e një lufte bërthamore.
Premiera e parë zyrtare e filmit ‘Mission Impossible 4’ do të bëhet në 7 dhjetor në Dubai. Më pas do të shfaqet në Japoni dhe SHBA respektivisht në datat 16 dhe 21 dhjetor.
Top Channel