Britania tërheq diplomatët nga Irani

30/11/2011 00:00

Britania ka nisur të terheqë diplomatët nga Irani pas sulmit mbi
ambasaden e saj në Teheran. Grupi i parë i pjesëtarëve të stafit ka
fluturuar drejt Dubait.

Nuk dihet me siguri nese Londra do t’i largoje të gjithë punonjësit e ambasadës që një ditë më parë u sulmua nga nje turme njerezish, te egersuarar prej sanksioneve finaciare te Britanise ndaj Iranit dhe bankave te tij. Masat e reja ekonomike erdhen ne vazhden e dyshimeve se regjimi i ajatollaheve po e vazhdon programin e tij te armeve berthamore.

Grupe iranianesh hyne të martën në ambasadë duke hedhur gurë e mdje edhe koktejej motolov, thyen xhama dhe dogjen flamurin britanik qe me pas e zevendesuan ne muret e nderteses me atë iranian. Protesuesit po ashtu shkatërruan portretin e Mbretëreshës Elizabet, ndërsa jashtë godines thërrisnin “vdekje Britanisë” .Nje makine te trupit diplomatik iu vu zjarri.

Sipas mediave vendase, policia iraniane nderhyri ne nje moment te caktuar dhe siguroi lirimin e 6 punonjësve të ambasadës, të cilët ishin rrethuar nga protestuesit në një tjetër ndërtesë të ambasadës në veri të Teheranit. Ministria e Jashtme britanike shprehu zemërim lidhur me incidentin dhe i bëri thirrje autoriteteve iraniane të marrin masa urgjente për të mbrojtur ndërtesat diplomatike, sipas ligjit ndërkombëtar.

Ajo i bëri thirrje shtetasve britanikë në Iran të tregohen të kujdesshëm dhe të qëndrojnë brenda. Franca dhe Shtetet e Bashkuara e dënuan me forcë sulmin, ndersa vete kryeministri britanik David Cameron deklaroi se kjo ngjarje do te kete pasoja shume te renda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA