Parlamenti i Iranit votoi të dielën me shumicë për reduktimin e marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe, një kundërpërgjigje ndaj vendimit të Londrës për të ngrirë transaksionet ekonomike me vendin arab.
Në seancën e transmetuar drejtëpërsëdrejti në radion kombëtare, u dëgjua se si disa deputetë nisën të këndonin “Vdekje Britanisë”, përpara se nota diplomatike të miratohej me 87% të votave.
Në mënyrë që dekreti të hyjë në fuqi, nevojitet edhe miratimi nga Këshilli i Lartë Iranian, por diçka e tillë pritet të jetë vetëm një formalitet. “Ky është vetëm fillimi i kundërpërgjigjes sonë”, deklaroi folësi i parlamentit, Ali Larijani.
Sipas BBC, Irani mund të kërkojë largimin e ambasadorit britanik në Teheran. Marrëdhëniet midis dy shteteve kanë ardhur në tensionim të vazhdueshëm, për shkak të ambicieve bërthamore të vendit arab.
Javën e shkuar, Ministri Britanik i Financave, George Osborne, deklaroi ngrirjen e të gjitha aseteve iraniane në vend dhe nxorri një urdhër që i pengon bankave të kryejnë transaksione ekonomike me Teherainin, bazuar mbi dyshimin që bankat iraniane sponsorizonin programin bërthamor. Teherani e pranon ekzistencën e reaktorëve, por gjithmonë ka këmbëngulur se ato kanë vetëm qëllime përdorimi civil.
Megjithatë, Agjensia Bërthamore e OKB-së (IAEA), zbuloi më parë gjatë muajit dokumenta të pagabueshme që tregonin se programi po zhvillohet edhe për qëllime ushtarake.
Top Channel