George Michael shtrohet në spital

24/11/2011 00:00

Telashet me shëndetin nuk kanë kursyer as këngëtarin George Michael.
Tabloidi britanik “The Sun” raporton se ai është shtruar në spital pasi
vuan nga pneumonia.

Mësohet se këngëtari 48-vjeccar ka disa javë që është sëmurë. Mjekët e kanë diagnostikuar atë me pneumoni dhe e kanë urdhëruar që të qëndrojë i shtruar në një spital në Vjenë pasi ka të domosdoshëm qëndrimin nën kujdesin e mjekëve për të tejkalur problemin shëndetësor i cili nëse nuk kurohet mirë mund të rezultojë fatal për karrierën e tij.

Kjo e ka detyruar këngëtarin që të anulojë një shfaqje të parashikuar të mbahen këtë fillimjavë. Por koncerti i së hënës nuk është i vetmi i anuluar. Edhe koncertet që do të mbaheshin në Strasbourg të Francës dhe dy të dy të tjerë në Cardiff të Mbretërisë së Bashkuar janë shtyrë për një afat të papërcaktuar.

Kjo është ndërprerja e dytë që këngëtari i bën turneut të tij botëror “Symphonica Tour” pasi ka pasur probleme me shëndetin.Muajin e shkuar, George Michael anuloi një prej 3 performancave të tij në skenën prestigjize London Royal Albert Hall pas një infeksioni viral i cili i shkaktoi temperaturë të lartë këngëtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA