Gjirokastër, sekuestrohet hashash, një në pranga

24/11/2011 00:00

Një person është arrestuar sepse transportonte një sasi të konsiderueshme droge, hashash me automjetin e tij.
 

Policia e Gjirokastrës ishte njoftuar se në fshatin Lazarat, një automjet me targa italiane ishte furnizuar me lëndë narkotike hashash për ta transportuar për në Tiranë.

Ne oret e para te mengjesit te sotem policia e ka ndalur automjetin ne dalje te qytetit te Gjirokastres. Në sediljen e automjetit eshte gjetur droga e paketuar. Policia njofton se lenda narkotike ishte blere ne Lazarat. Prej kohesh policia njofton se kap droge qe del nga Lazarati ndersa deri me sot nuk ka ndermarre ndonje aksion duke hyre ne Lazarat per te penguar njehere e mire tregtinë e vazhdueshme të drogës.

Ndërkohë forcat e policisë së qarkut të Korcës kanë kryer në orët e para të mëngjesit të së enjtes një operacion anti-drogë, gjatë të cilit janë konfiskuar 37 kg lëndë narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave droga e sekuestruar është e llojit marijuanë.

Ndërkohë, nënvizojnë burimet, gjatë operacionit janë ndaluar edhe tre persona me lidhje familjare mes tyre. Ata janë shtetasit Kudret, Altin dhe David Bylykbashi.

Burimet saktësojnë se lënda narkotike kishte si destinacion tregun e Greqisë dhe shtojnë se një tjetër person, Bernard Bylykbashi, është shpallur në kërkim.

Sekuestrimet e drogave të lehta
janë bërë pothuajse të përditshme në vend. Ditën e diel 10 kilogramë
marijuanë u sekuestruan pas një kontrolli të kryer nga policia kufitare
në pikën doganore të Kakavijës.

Burime policore informuan se
në pranga ra shoferi i mjetit, Pëllumb Danaj, si i dyshuar për
përkatësinë e lëndës narkotike. Droga ishte fshehur në një kuti kartoni
dhe ishte vendosur së bashku me valizhet e pasagjerëve.

Ndërsa ditën e premte, katër trafikantë shkëmbyen zjarr me policinë greke
pranë pikës doganore të Qafë Botës dhe pasi braktisën në vendngjarje
337 kilogramë hashash, arritën të tërhiqeshin brenda kufirit shqiptar.

Po gjatë asaj dite, policia e Gjirokastrës vuri në pranga tre shtetas,
ndërsa prisnin autobuzin e linjës Gjirokastër-Tiranë. Në çantat e tyre u
zbuluan dhjetë kilogramë kanabis. Sipas informacioneve, lënda narkotike
ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion përfundimtar Kosovën.

Gjithashtu, gjatë javës së kaluar, 30 kilogram kanabis u ndaluan në qytetin e Vlorës, ndërsa policia greke shkatërroi një rrjet shqiptar dhe sekuestroi 120 kilogram lëndë narkotike, në një operacion ku tre shtetas u vendosën në pranga.

Top Channel