Serbët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga ideja për shpalljen e
pavarësisë së veriut të Kosovës. Ndonëse nuk kanë përcaktuar kohën se
kur mund të ndodhë një gjë e tillë, ideatori i kësaj nisme, Oliver
Ivanovic, ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.
“Sa më shumë që u bëhet presion serbëve të veriut, aq më e mundshme është shpallja e pavarësisë së asaj pjese”, tha Ovanovic, në një intervistë për gazetën “Zëri”.
Megjithatë, zgjidhja më e mirë, sipas tij, për të dyja palët do të ishte fillimi i bisedimeve të reja për statusin e Kosovës. Ivanovic thotë se Serbia nuk do të tërhiqet edhe nëse e humb BE-në për shkak të Kosovës.
Serbët e Veriut, “gati pavarësinë”
“Në kufi të konfliktit”, është titulli i një shkrimi në prestigjiozen ‘The Ekonomist’. Ky titull mbase i përgjigjet situatës së krijuar në Mitrovicën e veriut veçmas pas 25 korrikut dhe jo vetëm.
Zhvillimet e furishme që pasuan u vlerësuan si jo fort të rrezikshme por “qetësia” që po mbretëron pas barrikadave duket se do të kaloj edhe stinën e dimrit.
Kufijtë që bllokojnë qarkullimin e lirë në këtë pjesë të Kosovës tashmë dihet që nuk janë vetëm pikat kufitare 1 dhe 31 të cilat arritën kulimin e famës pikërisht nga burimi i konflikti qysh pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kur janë bërë gati pesë muaj nga bllokimi me barrikada të cilat arrijnë numrin në 18-të, nxjerr në pah del një kërcënim më i rëndë. Tashmë serbët e veriut kërcënojnë me shpalljen e pavarësisë së veriut të vendit.
Në hyrje të saj thuhet se Zoti u jep të gjithë njerëzve të drejta të barabarta kur lindin dhe pas shumë viteve të “vuajtjeve” dhe “tendencës së institucioneve të Kosovës për t’i asimiluar serbët” ata detyrohen të shpallin shtetin e tyre të pavarur.
Ky vendim i kësaj deklarate i referohet mendimit këshillëdhënës të GJND-së në Hagë, në lidhje me pavarësinë e një anshme të Kosovës më 22 korrik 2010.
Ndër të tjera thuhet se deklarata respekton dispozitate ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e OKB-së, Aktin Final të Helsinkit, si dhe Rezolutën 1244 e Kornizës Kushtetuese të UNMIK-ut të 2001.
BE: Jo ndarjes së Kosovës
E pyetur nëse është në dijeni të deklaratave që vijnë nga serbët e veriut të Kosovës për shpallje të pavarësisë, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Siguri në BE, Kethrin Ashton, përsëriti qëndrimin e njohur të Bashkimit Europian.
“Unë besoj se qëndrimi ynë, apo qëndrimi i Bashkimit Europian, është shumë i qartë. Ne besojmë, sidomos në rastin e vecantë të Serbisë dhe Kosovës, se cështjet që janë aktualisht mbi tavolinë duhet të diskutohen nëpërmjet dialogut. Dhe shumë thjesht, ne e kemi bërë tepër të qartë qëndrimin tonë për kufinjtë: ne nuk duam të shohim më asnjë ndryshim kufinjsh në Ballkan”, deklaroi zëdhënësja e Catherine Ashton, Maja Kocijancic.
Në raundin e 7-të bisedimeve mes palëve, përvec marrëveshjes mbi njohjen e diplomave universitare në takimin e një nate më parë, palët dështuan të mërkurën që të arrijnë ndonjë zgjidhje mbi situatën e bllokuar në veri. Megjithë cilësimin si një ‘rinisje pozitive’ e dialogut, ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper, shpjegon detaje të vështirësive të ndeshura.
Top Channel