Serbët e veriut të Kosovës janë ndarë të pakënaqur me përfaqësimin që bën Beogradi në raport me Kosovën, duke kërcënuar me shpalljen e pavarësisë së veriut të Kosovës.

Kjo ide, sipas shumë analistëve serbë, do të vuloste një “jo” të madhe për statusin e kandidatit të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjasat për të ndodhur kjo për shkak të marrëveshjes për kontrollin e integruar të kufijve janë të vogla, por idenë e serbëve të veriut e përkrahin partitë e krahut nacionalist që duan të ndalojnë Serbinë.

Ekipi i Serbisë, sipas shefit të delegacionit Borisllav Stefanovic, është në prag të bisedimeve me vullnet të madh për marrëveshje dhe biseda edhe për pikëkalimet.

Por, sekretari në ministrinë për Kosovën, Olliver Ivanovic, ka theksuar se mundësia e shpalljes së pavarësisë së zonës së veriut nëse ndërkombëtarët vazhdojnë me këtë mënyrë, nuk duhet përjashtuar. Por, sipas tij, kjo nuk do të sillte asgjë të mirë. Megjithatë, ka thënë Ivanovic, ka nevojë për një transparencë në bisedime.

Atmosfera në politikën serbe rreth Kosovës dhe integrimeve mund të çojë në rënien e qeverisë, e sidomos në rast se përgjigja nga Bashkimi Evropian do të ishte negative. Por,edhe për shkak të ideve të kundërta në koalicion.

Top Channel