Afganistan, mbyllet “Loya Jirga”

19/11/2011 21:35

Me një fjalim të shkurtër që zgjati pak minuta, presidenti afgan Hamid Karzai ka shpallur të mbyllur Asamblenë e Madhe.

E njohur me gjuhën lokale si Loya Jirga, asambleja u mblodh në Kabul për katër ditë më radhë.

“Ju falenderoj nga zemra, pasi sugjerimet tuaja janë të plota dhe të pranueshme”, u tha Karzai mbi 2 mijë delegatëve të mbledhur.

Duke iu referuar në vecanti marrëveshjes së ardhshme strategjike me SHBA, kreu i shtetit tha gjithashtu se: “Të gjitha këshillat dhe kushtet tuaja shkojnë në interes të vendit”.

Asambleja u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Talebanët kishin kërcënuar se do të sulmonin takimin. Ata kishin deklaruar se kushdo që do të merrte pjesë në të do të ishte në shënjestër.

Loya Jirga nisi punimet ditën e mërkurë, ku Karzai deklaroi se se cdo marrëveshje me SHBA do të mund të funksiononte vetëm nëse respektohej sovraniteti i Afganistanit.

Presidenti Karzai u tha krerëve tribalë se afganët dëshironin që marrëdhënia me SHBA të ngrihej në bazën e dy shteteve të pavarura.

“Ne dëshirojmë të kemi një partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, por në bazë të disa kushteve”, u shpreh ai.

Presidenti shtoi më tej se dëshironte që të merrnin fund sulmet e orëve të natës, një taktikë e trupave të NATO-s që bastisin shtëpitë e civilëve nën dyshimin se strehojnë rebelë apo persona të kërkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA