Bradley Cooper, mashkulli më seksi i vitit

17/11/2011 16:25

Revista ‘People’ ka zgjedhur aktorin amerikan Bradley Cooper si mashkullin më seksi të vitit.

Aktori 36-vjeçar, protagonist i filmave ‘The Hangover’, ‘The A-Team’ apo ‘Limitless’ është një nga aktorët kryesorë hollivuadianë ditët e sotme.

“Mendoj se kam një paraqitje të pranueshme. Ka raste që dukem shumë mirë, por ka edhe raste që dukem tmershëm”, tha Cooper për revistën ‘People’.

‘People’ thekson se nuk janë vetëm sytë e kaltër dhe buzëqeshja tërheqëse ato që i kanë dhënë çmimin Cooper-it, por edhe aftësia për të qëndruar me këmbë në tokë pavarësisht famës.

“Kur mora vesh lajmin, gjëja e parë që mendova është se sa e lumtur do të ishte nëna ime për këtë”, tha aktori.

Top Channel