Gjermani, regjistër kombëtar për neonazistët

17/11/2011 15:55

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë informoi ditën e enjte se është vendosur për krijimin e një regjistri kombëtar ku do të figurojnë emrat e të gjithë shtetasve neonazistë.

Hans-Petet Friedrich deklaroi se “database” mund të jetë e ngjashme me atë që krijuan autoritetet amerikane mbi shtetasit islamikë, pas sulmeve të 11 shtatorit.

Vendimi vjen ndërsa vendi është ende i tronditur nga zbulimi i vrasjes së nëntë të huajve e nje gjermane, nga një grupim neonazist. Tetë turq, një grek dhe një police ishin rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar me një plumb të vetëm në kokë në pyje, në një sulm “tërbimi” ndaj të gjithë ekstrakomunitarëve me banim në Gjermani.

Policia dhe shërbimet sekrete janë vendosur nën zjarrin e kritikave të ashpra nga media, për paaftësinë e tyre në zbulimin e mëparshëm të ngjarjeve.

Ringjallja e lëvizjeve neonaziste është shndërruar në një problem gjithmone e më të madh në Gjermani. Policia e Berlinit është duke hetuar aktualisht mbi vendosjen e tre bombave mbi shinat e trenit, me qëllim shkaktimin e aksidenteve madhore. Përgjegjës për këto ngjarje është deklaruar një tjetër grup neonazist.

Top Channel