Raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë mund të zhvillohet këtë të premte në Bruksel.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper ua ka propozuar këtë datë të dyja palëve.

Pak ditë më parë, Cooper ishte në Prishtinë, ku arriti të bindë zyrtarët vendas që në dialog të bisedohet për menaxhimin e integruar të kufijve.


Qeveria kosovare e pranoi këtë propozim
, edhe pse e kishte refuzuar një muam më parë me pretendimin se devijonte dialogun nga cështjet teknike.

Negociatorja Edita Tahiri, për të qetësuar klasën politike kosovare, deklaroi se ideja në fjalë ishte një ide e Bashkimit Evropian dhe jo e Serbisë.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kërkoi të hënën që të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës të ratifikohen në Kuvend.

Bisedimet Prishtinë-Beograd u ndërprenë për shkak të krizës që shpërtheu në veri, pas nisjes së operacionit për marrjen nën kontroll të pikave kufitare.

Ditën e djeshme shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton shprehu bindjen se bisedimet Prishtinë-Beograd do të rifillonin së shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA