Trazirat aktuale ekonomike në Evropë janë një mundësi për Mbretërinë e Bashkuar për të riprojektuar marrëdhëniet e saj me Brukselin.
Kështu ka deklaruar kryeministri britanik David Cameron, në një fjalim të mbajtur në Londër.
Cameron ka theksuar se përfaqësuesit e Britanisë duhet të tërhiqen nga Brukseli në Westminister, në kuadër të një plani për një reformë jetike për të ardhmen.
“Edhe pse Bashkimi Evropian nuk është në kontakt me ne për shumë cështje, nuk është në interesin kombëtar të Britanisë që të dalë nga Unioni”, u shpreh kryeministri.
Deklarata e tij erdhi pasi disa eksponentë të konservatorëve u shprehën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Autoriteti i zotit Cameron u sfidua në mënyrë direkte muajin e kaluar kur një deputet i konservatorëve votoi pro një referendumi për vazhdimin e anëtarësisë së Britanisë në BE.
Zoti Cameron përdori një fjalim të bazuar tek politika e jashtme, për të argumentuar se kriza financiare e eurozonës ka sfiduar përgjegjësitë afatgjata për mënyrën se si BE duhet të evoluojë dhe 27 vendet anëtare të tij të sqarojnë se cfarë lloj unioni duan në të ardhmen.
Duke theksuar se BE shpesh herë shihet si një “union abstrakt” dhe i shkëputur nga realiteti ekonomik, kryeministri nënvizoi vizionin e tij për një këndvështrim më të avancuar, si dhe për një union “fleksibël” dhe “ndryshe”, që vë avancimin e standarteve të jetesës së qytetarëve mbi të gjitha.
Top Channel