Durrës, ekzekutim në qendër të qytetit

12/11/2011 00:00

Një vrasje e paramenduar me armë zjarri ka tronditur qytetin bregdetar
të Durrësit. Krimi ndodhi në afërsi të godinës së Drejtorisë Rajonale të
Tatimeve, në rrugën “Skënderbeg”, pas mesditës së të shtunës.

Viktima, është shtetasi Gentian Zguri, rreth 35 vjec nga Tirana. Nga dëshmitë e para rezulton se pas krimit autori është larguar në këmbë nga vendi i krimit.

Ndonëse nuk janë përcaktuar ende pistat e hetimit, burime nga policia thonë se dyshohet se autori e ka ndjekur viktimën dhe e ka qëlluar nga afër, për t’u larguar menjëherë në këmbë në një nga rrugicat e lagjes.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka rrethuar zonën dhe nisur veprimet për kapjen e autorit, ndërkohë që postoblloqe janë ngritur dhe në rrugët që të nxjerrin nga qyteti. Viktima, sipas policise ka pasur precedente penale dhe ka qene i denuar nga drejtesia italiane.

Ai ka qene pronar i nje lokali ne Tirane dhe i nje firme te prodhimit te ashensoreve. Grupi hetimor ka nisur ndërkohë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve të saj duke u nisur nga konfliktet e mundshme dhe veprimtaria e viktimës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA