Greqia, Merkel e Sarkozi: Tani reformat
11/11/2011 19:25
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi përshëndetën zgjedhjen e Lukas Papadhimos si kryeministër i qeverisë së re greke dhe i bënë thirrje atij të ndërmarrë sa më parë reformat e nevojshme për nxjerrjen e vendit nga kriza.
“U takon ju dhe qeverisë tuaj të realizoni sa më shpejt të gjitha masat dhe reformat e nevojshme që do të nxjerrin Greqinë jashtë krizës aktuale”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Merkel dhe Sarkozisë drejtuar kryeministri të ri grek, Papadhimos.
Ndërkohë, Sarkozi nga ana e tij, ka njoftuar Athinën se Franca do të vazhdojë të mbështesë Greqinë për qendrimin e saj në eurozonë dhe tejkalimin e krizës aktuale.
Top Channel