Në ditën e dytë të panairit të librit, që po zhvillohet në kryeqytet, autorët kanë firmosur librat e tyre për ata që kanë zgjedhur t’i blejnë.

Ndër ta, kryesocialisti Rama, me librin e tij Kurban, ku rrëfen për karrierën e tij politike, punën në Bashkinë e Tiranës dhe copëza nga jeta personale. Libër që e promovoi një ditë më parë mes miqsh, jashtë ambienteve të Panairit.

Helena Kadare dha autografe për librin e shumëpërfolur këto kohë në media, “Koha e pamjaftueshme”, mbi historinë e jetës me bashkëshortin e saj, shkrimtarin Ismail Kadare.

Gjatë paradites, një vizitor special në panair ishte Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

“Falë përkushtimit shumëvjeçar të organizatorëve, jo vetëm që ky event bëhet më i bukur dhe ka më shumë tituj, por ka edhe një koncentrat të fuqishëm të mendjeve krijuese, shqiptarë dhe të huaj”, u shpreh Topi.

Top Channel