Besnik Hasi përjashtohet si kandidaturë

03/11/2011 00:00

Besnik Hasi duket se nuk do të jetë më as kanditurë për stolin e përfaqësueses kuqezi. Burime pranë federatës shqiptare të futbollit konfirmojnë se emri i ish-kapitenit kosovar të përfaqësueses nuk është më në listë, për shkak të disa kërkesave të cilat kanë qenë ndoshta të tepërta për FSHF-në.

Gjithsesi kombëtarja mbetet ende pa trajner edhe pse presidenti Armando Duka, kishte deklaruar se do të kishte një emër zyrtar në fund të javës që shkoi.

Pas rrëzimit të emrit të Hasit, duket se mbetet një alternativë kryesore ajo e ish-trajnerit të Sllovenisë, Matjas Kek. Gjithsesi ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar as për kontaktet e as për kandidaturat.

 Shumë shpejt përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë dy ndeshjet miqësore me Azerbaxhanin në 11 nëntor në “Qemal Stafa” dhe me Maqedoninë më 15 nentor. Të dyja këto ndeshje me shumë mundësi do të drejtohen nga zëvendësi i Kuzhesë, Xhemal Mustedanagic.

Top Channel