F1, Rosberg dëshiron Ferrarin

01/11/2011 17:30

Nico Rosberg kërkon që në vitin 2013 të pilotojë një Ferrari.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat gjermane të cilat saktësojnë se piloti i Mercedes me deklaratat në favor të Kokëkuqes po nervozon skuderinë e tij dhe brazilianin Felipe Massa, pilotin e Ferrarit që po i rrezikohet vendi nga rezultatet e pakënaqshme të këtij sezoni.

Nico Rosberg, djali i kampionit Keke Rosberg, hyri në Formula 1 me synimin për tu bërë një kampion, por progresi i tij në pistë ndaloi dhe këtë e tregojnë rezultatet. Rosberg renditet i shtati me 75 pikë, 23 pikë më pak se Massa dhe 5 pikë më shumë se shoku i tij i skuadrës, Michael Schumacher. Pikërisht për këtë arsye Ferrari nuk është i bindur nga piloti gjerman.

Skuderia italiane do të udhëtojë në Abu Dabi me disa ndryshime në aerodinamikë me qëllim përmirësimin e performancave në pistë. Skuderia italiane kërkon që të ndihmojë të paktën Alonson në arritjen e vendit të dytë në renditjen përfundimtare të pilotëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA