Kandidati republikan për president në SHBA, Herman Cain, hodhi poshtë si “spekulative dhe të turpshme” akuzat për abuzim seksual ndaj dy ish-punonjësve të tij, ngjarje e ndodhur në fillimin e viteve 1990.
Në një artikull të botuar gjatë javës së shkuar, dy vajzat dëshmonin për ngacmimet e rivalit të mundshëm potencial të Obamës, kur ai drejtonte një grup lobistësh të rrjeteve të restoranteve të mëdha.
Sipas revistës që publikoi skandalin, Shoqata Amerikane e Restoranteve pagoi dy vajzat, në mënyrë që ato të mos flisnin me mediat për atë që kishte ndodhur.
Gjatë një shfaqje publike, të hënën, Cain shtyu komentin rreth ngjarjes. “Më lini të marr shigjetat tuaja më vonë sepse tani kam diçka tjetër për të bërë”, tha Cain përpara gazetarëve, në hyrje e Institutit të Biznesit Amerikan, në Uashington. Ai pritet të flasë rreth skandalit më vonë gjatë ditës.
Megjithatë, shefi i fushatës presidenciale të Cain hodhi poshtë në mënyrë kategorike të gjitha akuzat, të cilat kandidati për president i sheh si të “motivuara politikisht”.
Top Channel