Ndërpriten kërkimet për marinarët e zhdukur

29/10/2011 00:00

Fregata turke TCG Barbaros ndërpreu të shtunën operacionin e kërkimit në
det të hapur të tetë marinarëve të humbur turq nga mbytja e anijes
tregtare “Reina 1”.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare te kapitenerise se portit detar te Durresit, nderkohe qe mesohet se javen e ardhshme pritet te mberrije ne vendin e ngjarjes nje grup ekspertesh nga shoqeria e sigurimeve detare te anijes.

Gjate kesaj jave u kthyen ne Turqi edhe te dy marinaret e mbijetuar, qe moren ndihmen mjekesore ne spitalin rajonal te Durresit. Kerkimet per tete te zhdukurit zgjaten rreth 10 dite. Fregata turke e specializuar ne gjetjen e trupave te humbur ne det, pati veshtiresi ne gjetjen e tyre qe ne operacionin e pare, pak ore pasi kishte ndodhur perplasja dhe qe zgjati me teper se 48 ore.

Pas pastrimit te pajisjeve fregata kreu edhe nje operacion me te gjate se i pari, por qe per fat te keq nuk rezultoi i suksesshem. Kerkimi u krye me se shumti ne ujerat nderkombetare te Adriatikut dhe ato shqiptare, ne afersi te zones, ku ndodhi aksidenti detar. Pasi ka rezultuar se kerkimi ishte i kote, fregata turke ka nderprere zyrtarisht operacionin.

Anija me flamur maltez dhe ekuipazh turk u mbyt pas perplasjes rreth ores 1 pas mesnates se 19 tetorit. Goditja e marre nga trageti “Ankara” i linjes Durres- Bari, rezultoi fatale. Kurset e dy anijeve u nderprene duke shkaktuar perplasjen dhe 8 nga 10 marinaret e ekuipazhit te cilet nuk paten as kohe te vishnin jeleket e shpetimit, humben ne det. Kapiteni dhe oficeri i anijes u shpetuan nga ekuipazhi i tragetit “Ankara” qe dha ndihmen e pare ne vend.

Gjendet një varkë e anijes turke “Reina 1”

Një traget i linjës Trieste-Durrës nje jave me pare ka pikasur në det të hapur një varkë me logon e anijes turke “Reina 1”.

Varka e shpëtimit u zbulua nga trageti “Filipos”, ndërkohë në vendngjarje ka shkuar edhe fregata turke që ka rinisur kërkimet për marinarët e zhdukur.Po ashtu në zonë kanë shkuar edhe mjete lundruese të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Nuk ka informacion nëse ka apo jo trupa të marinarëve në varkën e “Reina 1”.

Ndërkohë gjatë ditëve të kaluara janë kryer kërkime të vazhdueshme në det për tetë të zhdukurit e aksidentit detar pas përplasjes se anijes “Reina 1” me tragetin e pasagjerëve “Ankara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA